Agjencia Zhurnal.mk.

Dyshohet se ka pranuar rryshfet, policja rrezikon largimin nga puna

Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori kundër polices S.A., që punonte në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, për shkak se siç thonë nga MPB, e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Nga MPB thonë se kundër S.A. është nisur procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, si dhe largimin nga vendi i punës.

“E raportuara me datë 21.12.2022 rreth orës 12, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet (para) për të mos kryer një veprim zyrtar që ishte e detyruar ta kryente, pra të mos regjistronte të dëmtuarit (një shtetase greke dhe pasagjerin e saj) në sistemin e kontrollit të pasagjerëve dhe automjeteve, për daljen nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë”, njofton MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky