Agjencia Zhurnal.mk.

E fundit: Grabiten me eksploziv bankomatet në Point Retail Park

Shkup, 7 dhjetor – Një sulm i armatosur ka ndodhur sot në mëngjes para orës 6 në Point Retail Park në Fushë Tophanë të Çairit. Bëhet fjalë për sulm ndaj bankomatëve që ndodhen para shitores së Waikikit, informon Zhurnal.

Sulmuesit së pari kanë sulmuar sigurimin fizik që qëndron në hyrje të qendrës së hapur tregtare, e më pas kanë vendosur eksploziv te bankomatët. Shpërthimi ka ndodhur menjëherë pas disa sekondave. Grabitësitu thuhet se kanë zbritur nga një makinë karavan, kanë patur të vendosura maska. Gjithçka është filmuar nga kamerat e lokaleve.

“Në ora 05:54 në SPB Shkup është denoncuar se në një objekt afarist në rrugën “M.K.Brigada” në Shkup, disa persona me kërcënimin e armëve kanë sulmuar rojtarin Sh.M, e më pas kanë djegur disa bankomatë të cilët kanë qenë në kuadër të objektit afarist. Po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky