Agjencia Zhurnal.mk.

E mposhtën Coventryn vetëm pas penalltive, Onana thotë se Man Utd është klubi më i madh në Angli

Manchester United ka shkuar në finale të FA Cup pasi ka vuajtur shumë në gjysmëfinale ndaj skuadrës nga Championship, Coventry.

Megjithatë Djajtë e Kuq u kualifikuan në finale vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku do të përballen me rivalin lokal Man City.

Portieri i Djajve të Kuq, Andre Onana ka folur me plot entuziazëm pas ndeshjes, duke thënë se United është klubi më i madh në vend.

“Ne jemi Manchester United , ende klubi më i madh në vend. Ne duhet të fitojmë, gjithmonë,” tha portieri i Man United, Andre Onana .

“Ndihemi mirë, ndihemi të lumtur që jemi në një finale. Do të kthehemi këtu për të fituar. Më e rëndësishmja është fitorja. Jemi në finale, kjo është ajo që ka rëndësi”, shtoi Onana.

Në gjysmëfinalen e Kupës FA, Man United kishte epërsi me tre gola ndaj skuadrës nga vendi i tetë të Championship.

Ata mund ta kishin humbur atë finalen nëse VAR nuk do të kishte anuluar në mënyrë të diskutueshme një gol të vonë të Coventry në minutën e 120-të. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky