Agjencia Zhurnal.mk.

E rëndë në Durrës/ Gruaja bie nga kati i 3-të i pallatit, niset në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Një grua rreth të 60-ave ka rënë nga lartësia, në një pallat në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi pranë Stacionit të Trenit në Durrës. Gruaja, banore e pallatit, ka rënë nga ballkoni i një apartamenti në katin e tretë të pallatit. Ajo është përplasur fillimisht me tendën e njërit prej dyqaneve që ndodhet në katin e parë të objektit dhe më pas ka rënë në tokë.

Në gjendje të rënduar shëndetësore ajo është dërguar në spital, ndërkohë që grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë identifikimin e saj dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse e dëmtuara ka rënë aksidentalisht, apo ka qenë një tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky