Agjencia Zhurnal.mk.

E-tregtia, vendi mbetet prapa BE-së

Shkup, 11 Nëntor – Ka filluar përdorimi më iI shpesht i shërbimeve elektronike bankare në RMV dhe ka një rritje të konsiderueshme presj 31%. Vendi qëndron më mirë se vendet fqinje sa i përket blerjeve të gjërave online por 66% e evropianëvë e përdorin internetin për tregti elektronike.

“Të dhënat tregojnë rritje pothuajse në të gjithë treguesit, për shembull, 46% e përdoruesve të internetit blejnë online, ka një rritje të ndjeshme të përdorimit të internetit bankar dhe rritje të mëtejshme të transaksioneve online, por megjithatë kjo është një rritje e vogël në krahasim me vendet e Bashkimi Evropian. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë zhvillimin e tregtisë elektronike për të kërcyer nga fundi disa vende më përpara.”, tha kryetarja e asociacionit për E-Tregti Nina Angelovska. 

“Ne shohim dallime dhe mospërputhje të mëdha në raport me Bashkimin Evropian, ku tregtia elektronike është bërë zakon i përditshëm edhe para pandemisë së Kovidit. Për shembull, në Skandinavi mbi  90% e qytetarëve e praktikojnë tregtin elektronike, kurse në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon 30 deri në 40%. Kjo nuk ka të bëjë me nevojat, qytetarët do të donin të blinin më shumë, por ka barriera, kufizime tregtare, procedura të ndryshme doganore, kostot e transportit janë shumë të larta.”, tha Stefan Hudolin nga delegacioni i BE-së në RMV.

“E-tregtia është sektori me rritje më të shpejtë në tregtinë botërore dhe në pandemi ajo mori vetëm një nxitje më të madhe. Gjithnjë më shumë e më shum njërëzit po blejnë online.”, tha zëvendës ambasador i Gjermanisë, Otto Graf.

Vlera e transaksioneve të cilat qytetarët e vendin i kanë bërë në gjysmën e parë të vitit 2022 është 12 miliardë denarë dhe është 22% më e lartë në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2021. Në gjysmën e parë të vitit 2022 janë hapur 110 dyqane të reja onlajn dhe po vijon trendi i rritjes së numrit të pajisjeve që pranojnë karta bankare për pagesë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky