Agjencia Zhurnal.mk.

E zhdukur prej disa ditësh, gjendet e vdekur në kanal gruaja në Mamurras

Një grua e moshuar e moshës 82-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në një kanal në afërsi të banesës së saj në Mamurras.

E moshuara ishte deklaruar e humbur që prej datës 11 gusht nga familjarët, ndërkohë që ajo u gjet rreth orës 14:30 të kësaj të hëne, pa shenja jete në kanal.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe.

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj”, njofton policia.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky