Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim do të kërkojë fëmijën e humbur nga Manastiri

Shkup, 1 mars – Pas tre ditëve kërkim ndaj 10 vjeçarit Petar Xhoboski, në kërkim u përfshinë edhe 7 pjesëtare të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga kjo drejtori njoftuan se kanë angazhuar 4 shpëtues nga ekipi për përgjigje të shpejtë për shpëtim në male nga Departamenti në Manastir, një shpëtues nga ekipi për shpëtim nga objekte të larta në Prilep dhe 2 punonjës së Sektori për operativë dhe logjistikë.

Për 10 vjeçarin tashmë për katër ditë nuk ka asnjë shenjë, ndërsa i ati i tij ka paraqitur në polici se fëmija është humbur nga oborri.

“Kërkimi vazhdon”, thonë nga policia duke shtuar se vetëm gjatë ditës së djeshme 102 policë kanë kërkuar fëmijë duke përdorur edhe helikopter, dronë dhe qen dhe se njëlloj edhe sot janë angazhuar të njëjtit.

Krahas autoriteteve në kërkim janë edhe 100 vullnetarë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky