Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe një parti turke pjesë e “Frontit Europian”, LTMDD hyn në koalicion

Shkup, 29 mars – Edhe një parti tjetër turke iu bashkua Frontit Europian. Bëhet fjalë për Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci(LTMDD). Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, si nismëtar i Frontit Europian, sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me përfaqësuesit e kësaj partie, Salih Murat dhe Sylejman Baki. Sipas marrëveshjes, ky i fundit do të jetë bartës liste në zonën tre, në listat e përbashkëta të Frontit Europian. Salih Murat tha se partia e tyre po i bashkëngjitet Frontit me qëllim për ta ndryshuar gjendjen në çdo sferë të shoqërisë, veçanërisht gjendjen e komunitetit turk në vend, duke përmbushur normat e të drejtave të njeriut të parapara në Kushtetutë.

“Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, së bashku me miqtë e kauzës sonë, kemi vendosur që të jemi pjesë aktive e skenës politike në vend. Në skenën politike vijmë për të ndryshuar gjendjen në çdo sferë të shoqërisë sonë, veçanërisht gjendjen e bashkëkombasve tanë turq. Ne po vijmë në skenën politike për të përmbushur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe normat ndërkombëtare”, tha Salih Murat.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se të gjitha partitë e Frontit Europian do të përpiqen së bashku për komunitetet e vogla, sepse siç shtoi, Maqedonia është vend i madh dhe duhet të kujdeset për komunitetet më të vogla.

“Që brezat që vijnë, të mos kenë punë e përpjekje se si ta avancojnë të drejtën e tyre në shtetin e tyre. Por shteti i tyre të jetë kujdestar dhe jo siç ishte 22 vjet përpara, për një palë nënë dhe për të gjithë ne ishte njerkë. Prandaj ne do të punojmë në këtë Front, që ky shtet nënë për të gjithë të jetë”, tha Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se nesër në Gostivar do të nënshkruhet marrëveshja për koalicion edhe me Aleancën për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën, ndërsa ky i fundit do të jetë bartës liste në zonën e pestë zgjedhore. Sa i përket partive turke, në listat e frontit europian, Sali Murat pritet të jetë i teti në listë në zonën gjashtë ndërsa Beyxhan Iljas nga PDT i gjashti në listë. Përndryshe deri tani Fronti Europian numëron gjithsej shtatë parti politike, që së bashku me ASH-në do të bëhen tetë. Këtij fronti pritet t’i bashkangjitet edhe një parti boshnjake.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky