Kryeministri Edi Rama ka takuar sot zv kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Rama në një njoftim të shkurtër në rrjete sociale thotë se takimi shkoi mië dhe ata ranë dakord në çdo pikë.
“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruan Rama.
Abazoviç ndërkohë gjatë vizitës së tij në Tiranë , ka takuar edhe numrin dy të PS Taulant Balla , ndërsa po ashtu ka takuar edhe presidentin Ilir Meta.
Balla u shpreh pas takimit se do të rritet dhe forcohet bashkëpunimi i eksperiencave mes dy vendeve, ndërsa në fund të muajit korrik do të hapet një tjetër pikë kufitare me Malin e Zi.
“Të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin e eksperiencave sepse kemi shumë cështje që ngjajnë. Në Shqipëri kemi probleme me reformën zgjedhore dhe kështu ndodh edhe në Malin e Zi e rëndësishme është që qoftë Shqipëria, qoftë Mali i Zi kanë një kontribut cilësor dhe të ketë bashkëpunim mes vendeve tona. Deri në fund të këtij muaji do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi. Kjo tregon rritjen e intensitetit mes dy vendeve tona dhe kjo tregon një proces integrimi në marrëdhënien në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.




