Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: Patikat e Grubit investimi i vetëm i “blertë” për komunat shqiptare, 900 milionë euro për komunat maqedonase

Shkup, 9 dhjetor – Për vetëm dy muaj, në kuadër të “Agjendës së Blertë” në Maqedoninë e Veriut janë promovuar investime mbi 900 milionë euro, të gjiitha për prodhimin “ekologjik” të energjisë elektrike. As nuk e kemi shkruar gabim, e as nuk jeni duke e lexuar gabim: Investime plot 900 milionë euro, jo 900 milion denarë! Në Kriva Pallankë, Kumanovë, Nagoriçan e Rankovc 500 milionë euro, në Shtip 270 milion euro, në Karbinci 63 milionë euro, kurse në Pehçevë 53 milionë euro. Llogaritni vetë sa bëjnë. Kurse në komunat shqiptare të Maqedonisë për momentin investimi më i madh i “blertë” janë patikat gjelbërta të Artan Grubit (nëse i ka blerë edhe ato te ndonjë shqiptar). Po, mos të harrojmë, edhe klipet parazgjedhore me muzikë rep të Ledri Vulës si “investim” mjaft i madh.
Dhe deri sa për më pak se dy muaj, investimet e promovuara në pjesën lindore të Maqedonisë i janë afruar shifrës një miliardë euro, zëvendës kryeministri Grubi sa i përket pjesës perëndimore të vendit lavdërohet me Korridorin 8. Për korrektësi ndaj opinionit, duhet të jemi të sinqertë dhe të tregojmë se në Maqedoninë e Veriut ky korridor është i vonuar 20 vite e tepër në krahasim me pjesën e tij në Shqipëri dhe Bullgari, e në anën tjetër ende nuk janë mbyllë as procedurat për ndërtimin e tij, e lëre më të kenë filluar punimet.
Kur kemi parasysh se sa vite kanë kaluar nga koha kur Artan Grubi u lavdërua me autotradën Shkup-Bllacë (para zgjedhjeve të vtit 2014 nëse nuk gabojmë) dhe se për këto 7 vite nuk u ndërtuan as dy kilometra të kësaj autostrade, atëherë mund të llogarisim se sa kohë do të merr ndërtimi i segmentit të Korrdorit 8 që kalon në vendin tonë. Optimizmi i vetëm për ndërtim më të shpejtë të “Korridorit 8” në krahasim me autostradën Shkup-Bllacë, mund të bazohet në faktin se ky corridor u përkrah nga të gjitha partitë shqiptare, e jo vetëm nga partia e Grubit, por edhe te kompania “Bechtel Enka”, një kompani gjigant i vërtetë në këtë lëmi.

Në Kumanovë, Pallankë, Nagoriçan dhe Rankovc projekti “Virovi” 500 milionë euro
Fillojmë me radhë. Investimi i parë përfshin komunat e Kriva Pallankës, Rankovcës, Nagoriçanit dhe pjesën e komunës së Kumanovës të banuar me maqedonas.
Në kuadër të këtij projekti të quajtur Virovi, kompania gjermane ËPD, do të ndërtojë një elektranë me turbinë ere prej 415 megavat në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër-Rankovc– Kriva Pallankë në vlerë prej rreth 500 milionë euro. Ky është investimi më i madh i blertë në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësia deri më sot.
Në zonën nga Kumanova drejt Kriva Pallankës do të vendosën 69 turbina të reja të erës, katër herë më shumë se 16 turbinat e deri tanishme afër kufirit me Greqinë, dhe ato do të prodhojnë mbi 400 megavat rrymë nga era.

Nuk ka dyshim,se investimi më i madh në historinë e investimeve në vend është dëshmi se skenari i blertë është i mundur. Ky projekt është më shumë se gjysma e 700 megavatëve të parashikuara në strategjinë e Maqedonisë së Veriut dhe së bashku me atë veçmëmë të ndërtuar në Bogdanci dhe me autorizimet e lëshuara deri më tani nga Qeveria, numri tejkalon 600 megavat, që është 85 përqindëshi i parashikuar në Strategji. Përfitim shtesë nga ky projekt është se gjatë fazës ndërtimore do të investohet edhe në përmisimin e infrastrukturës përfshirë edhe kapacitete për transmetim të energjisë dhe rrugëve, mundësimi i qasjes nga fusha më të largëta dhe rregullimi i tyre në zhvillimin bujqësor. Kjo nënkupton furnizimin me energji elektrike të 290,000 amvisërive dhe investimi do të bëhet në disa faza, shkruan Zhurnal.

Investimi i dytë në Shtip dhe Sveti Nikollë, 270 milionë euro
Vitin e ardhshëm duhet të fillojë të ndërtohet një park solar për prodhimin e energjisë elektrike në vendin ku duhej të ishte aeroporti i mallrave në Shtip. Ky investim do të jetë në gjendje të kënaqë 94 mijë familje me energji elektrike. Sasitë e para pritet të prodhohen në vitin 2023, dhe në vitin 2024 parku solar do të ndërtohet plotësisht. Bëhet fjalë për investim francez, i cili në fund të projektit, sipas investitorit, duhet të arrijë në rreth 270 milionë euro.
Sipas Qeverisë, ky lokacion, sipas analizave të rrezatimit diellor, karakteristikave të tokës dhe largësisë nga rrjeti i transmetimit ka kushte të shkëlqyera për ndërtimin e një centrali foto-voltaike. Projekti strategjik do të zbatohet me një kompani franceze për prodhimin e energjisë elektrike ekskluzivisht nga burime të rinovueshme.

Në Karbinci investim i “blertë” 63 milionë euro, në Pehçevë 53 milionë
Agjnda e “blertë” nuk është mbyllur me Pallankën e Shtpin, por është zgjeruar edhe në komuna tjera si Karbinci e Pehçeva. Kjo u bë në bazë të vendimit të Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit vendosi të miratojë statusin e projektit strategjik investues të Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime “RINUABLE POËER INTERNATIONAL SHPKNJ Shkup”, gjegjësisht për investim të një termocentrali fotovoltaik me kapacitet prej 85 megavat. Termocentrali diellor i investitorit strategjik në vlerë prej 63 milionë euro do të ndërtohet në zonën Dollni Ballvan, Komuna e Karbincit.

Qeveria solli edhe një vendim për miratimin e investimit strategjik për kompaninë HEK SOLAR MK SHPKNJ Shkup, e cila do të investojë në ndërtimin e termocentralit fotovoltaik me kapacitet prej 70 megavat dhe me vlerë prej 53 milionë euro. HEK SOLAR MK termocentralin diellor do ta ndërtojë në Komunën e Pehçevës, transmeton Zhurnal

Grubi ta harrojë Ledri Vulën e Ilir Shaqirin, të ushtrojë vallet e “Komitave” dhe të “Shumadisë”
Në bazë të vlerës së këtyre investimeve dhe lokacionet ku janë paraparë, prej tani Artan Grubin mund ta këshillojmë miqësisht që për zgjedhjet e ardhshme ta harrojë edhe Ledri Vulën edhe Ilir Shaqirin. Atje ku kanë shkuar investimet, atje le të kërkojë vota, te komunat me shumicë shqiptare mos të sillet shumë e shumë. Sepse më lart, e pamë se në komunat ku kanë shkuar investimet qindra e qindra milionëshe deri a Grubi është zv/kr i parë, nuk preferohet as Ledri Vula, as Ilir Shaqiri.

Atje preferohen këngë e valle tjera, prandaj është mirë që të ushtrojë këngë e valle për “Komitat”, ose nga Shumadia (për në komunën e Nagoriçanit). Apo deri atëherë Grubi do të shpikë ndonjë agjendë të re për votuesit shqiptarë vetëm sa për të fituar vota? Nuk i dihet, ta shohim! Deri atëherë Ledri Vula me siguri do të nxjerrë edhe ndonjë “hit” të ri, kurse kompania “Alexander McQueen” do të prodhojë patika edhe më të mira edhe më të shtrenjta.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky