Agjencia Zhurnal.mk.

Egjipti ka propozuar armëpushim të përkohshëm mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

Ndërmjetësit egjiptianë sot propozuan ndërprerje të përkohshme të zjarrit midis Izraelit dhe organizatës ekstreme palestineze “Xhihadi islamik” në Rripin e Gazës, publikoi TV Kanal 13.

Siç është potencuar, ndërprerja e armiqësive do të ishte mundësi për t’u negociuar për paqe më afatgjate.

Megjithatë, nuk ishte kumtuar nëse ndonjëra palë është e gatshme ta pranojë këtë propozim thuajse 24 orë pas fillimit të ofensivës ushtarake izraelite të quajtur “Agimi”.

Ofensiva filloi dje pasdite me sulme ajrore të ushtrisë izraelite mbi caqet e ekstremistëve si përgjigje ndaj kanosjes nga reketimi i drejtuar nga ushtarët dhe civilët izraelitë.

Xhihadi islamik mbrëmë filloi të raketojë caqe izraelite në pjesën jugore dhe qendrore të vendit.

Një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës sot pasdite e qëlloi një shtëpi në qytetin jugor izraelit Sderot, kumtoi komuna. Banorët atë moment kanë qenë në strehimoren e tyre dhe nuk ka të lënduar.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot kumtoi se në sulmet ajrore izraelite jetën e kanë humbur 13 persona ndërsa 114 janë plagosur, por nuk është saktësuar sa civilë janë në mesin e viktimave.

Dje u publikua se në mesin e viktimave është një vajzë pesëvjeçare dhe komandanti i “Xhihadit islamik”, i cili ishte në krye të veriut të Rripit të Gazës, Taisir al-Xhabari. Ai u vra dje në një sulm ajror.

Ushtria izraelite tha se komandanti u vra kur u bë e qartë se një sulm ndaj Izraelit që ai kishte organizuar ishte i pashmangshëm.

Gjithashtu, u potencua se operativë të tjerë të “Xhihadit islamik” ishin vrarë në një seri sulmesh izraelite.

Vlerësohet se Xhihadi islamik i ka hedhur mbi 200 raketa në drejtim të Izraelit, por Tel Avivi akoma nuk është cak i sulmit, edhe pse mbrëmë janë hapur strehimore publike nga raktet.

Armata izraelite sot në mëngjes kumtoi se është duke u përgatitur për sulme njëjavore mbi Rripin e Gazës.

Ky është konflikti më i madh midis dyja palëve të luftës vitin e kaluar në maj në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2,3 milionë njerëz, potencojnë mediat perëndimore.

Sulmet nga ushtria izraelite filluan në një kohë tensioni të shtuar pas arrestimit të një prej liderëve të Xhihadit Islamik në një territor tjetër palestinez, Bregun Perëndimor.

Liga Arabe e dënoi “agresionin e ashpër izraelit” dhe Jordania fqinje dhe Autoriteti palestinez në Bregun Perëndimor e theksuan rëndësinë e përfundimit të konfliktit.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky