Agjencia Zhurnal.mk.

“Eja në shtëpinë tënde”, ASH: Aleanca për Shqiptarët po bëhet shtëpia më e fuqishme e femrës shqiptare

Strugë, 2 dhjetor – Eksponentët e Aleancës për Shqiptarët sot kanë vazhduar aktivitetet partiake. Në Kuvendin e mbajtur sot në prezencë të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela, Premtime Zylali Deliaj u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas së ASH-së në Strugë.

“Aleanca për Shqiptarët po bëhet shtëpia më e fuqishme e femrës shqiptare, e gjithë shqiptarëve në RMV dhe shpresa e vetme për të ardhmen. Këtë e dëshmoi edhe prezenca masovike e anëtarëve, numri gjithnjë e në rritje dhe zgjerimi i strukturave nga të gjitha forumet partiake”, thuhet në njoftimin e partisë.

ASH aktivitetet i ka vazhduar edhe në Zhelinë, ku për kryetar të FRASH është zgjedhur Llokman Kadrii.

“Punimet e Kuvendit i ndoqën edhe Kryetari i ASH, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, deputetja e zonës, Ilire Dauti, Kryetari i Degës, Denis Aliti dhe përfaqësues të tjerë nga niveli lokal dhe qëndror i ASH”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky