Agjencia Zhurnal.mk.

Ejup Rustemi drejtori më i dështuar nga BDI, maska nuk ia mbulon dështimet, t’i jepet valixhja e të dërgohet në shtëpi!

Shkup, 4 tetor – Ejup Rustemit maska e pandemisë nuk ia mbulon dot dështimet para dhe pas pandemisë, prandaj Rustemi ndryshe mund të jetë një virus tjetër i dukshëm që nuk po shkatërron shëndetin por buxhetin e qytetarëve. Vaksina e vetme për tu mbrojtur nga Rustemi është përgatitje e valixhes së tij e mbushur me dështime dhe të dërgohet në shtëpi. Ejup Rustemi është drejtor që nga viti 2002, që i bie që pas lufte secilen ndërmarrje që e ka udhëhequr ka shkaktuar luftë të brendshme duke mos arritur asnjë sukses të vetëm. Rustemi mbahet mend vetëm për dështime njëpasnjëshme, duke filluar nga shkatërrimi i Postës e deri te rruga e Bllacës. Tre vite si drejtor më i fuqishëm me një buxhet më të madh në këtë qeveri, Ejup Rustemi ende nuk ka arritur të përfundojë as 10% të punimeve të rrugës së Bllacës, e që për këtë do të jetë drejtori historik më i dështuar i BDI-së. Çfarë pritet më shumë nga ky drejtor që nuk drejton asgjë, a po presin nga partia e tij që “kur të rritet” do të bëhet më i zoti apo ku qëndron problemi. Shpërblimi më i madh për këtë drejtor dështak do të ishte jo ndonjë drejtori tjetër me më shumë buxhet por t’i bëhet gati valixhja për në shtëpi. Ky nuk meriton të udhëheq me institucione publike sepse ka përdhosur dhe keqpërdorur secilën pozitë duke mos përmbush obligimet e tija si drejtor. Prandaj, sa më herët që shkon në shtëpi aq më mirë edhe për të edhe për partinë e tij, por më e mira në këtë rast do të jetë që në vend të tij do të emërohet ndokush që dinë, mundet dhe vepron në përputhje me dispozitat që ia ofron pozita. Rustemi nuk di, nuk mundet, e që besa as që dëshiron të dëgjojë për punët që i takojnë t’i bëjë, shkruan Zhurnal.

Ejup Rustemit me valixhe në kokë të dërgohet sa më parë në shtëpi-

Ejup Rustemi është emër i njohur për publikun si dhe një nga figurat më antipatike në vend, për shkak të dështimeve të tij dhe që nuk njihet as për një sukses të vetëm. Mbase, ky mund të thirret në përvojën që ka në menaxhim, por nëse keqmenaxhon punët në secilin institucion që udhëheq i bie që ke përvojë të keqe, nuk shërben nuk je i dobishëm dhe duhet të pensionohesh para kohe, para se të shkaktosh edhe më shumë dëme qytetarëve. Një drejtor si Rustemi në momentin që është i padobishëm për vendin, me automatizëm bie në kategorinë e drejtorëve që dëmtojnë dhe shkatërrojnë vendin dhe u jepet qasje e mundësi për keqpërdorim të buxhetit të shtetit.

Nga një pozitë në tjetrën, thua ti se vetëm Rustemi ka ngel në këtë vend, tani kjo bartje prej një pozite në tjetrën mund të jetë bërë për dy arsye, ia ka morë dorën tenderave dhe është i dëgjueshëm. Mund të jetë njëra prej tyre, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe këto dy arsyet kryesore përse Rustemi i ka për qejfi drejtoritë. Por, qytetarët nuk votojnë partitë që pastaj këto të fundit të plotësojnë dëshira, lideri i BDI-së nuk duhet të jetë “babdimër” për Ejup Rustemin dhe në prag të vitit të ri t’i sigurojë një drejtori që pastaj ky me pallton e drejtorit ta çmontoj, shkatërroj, keqmenaxhoj, dhe asnjë të dobishme mos të bëjë.  

Para se të jetë drejtor në Ndërmarrjen “Rrugët Shtetërore” ku është aktualisht, ai ka qenë drejtor gjeneral në “Postat e RMV-së, antikorrupsioni gjatë kësaj periudhe kishte hapur lëndë ndaj Rustemit për verifikimin e pasurisë, pasi për këtë të fundit shumë herë janë ngritur dyshime se është i përfshirë në afera të ndryshme korruptive. Para se të jetë Rustemi drejtor në Postë, qarkullonin diku 18 milion euro të hyra në vitin 2018, por prej kur hyri ky drejtori që nuk drejton asgjë e çoi Postën në humbje prej 2.7 milion eurove.

Dhe, tani këtij drejtori jo që duhet t’i përgatitet valixhja për në shtëpi, por valixhja në kokë pa e parë qytetarët të largohet nga pozitat publike që sa më parë të zhduket prej skenës publike. Institucionet publike nuk janë vende ku duhet të provohen drejtorët, ky është provuar e ka dëshmuar që ka dështuar, dhe nuk ka se çfarë kërkon më tepër.

Ejup Rustemit maska e pandemisë nuk ia mbulon dot dështimet para dhe pas pandemisë –

Mbase për dikë masa më e rreptë gjatë pandemisë mbajtja e maskave gjatë gjithë kohës ishte shpëtim. Bie fjala për drejtorin e famshëm për dështime Rustemin që nëpërmjet maskës mbulonte fytyrën e tij nga qytetarët që ta mos dinë saktësisht për kë bëhet fjalë kur përmendet autostrada Shkup-Bllacë, Kërçovë-Ohër, falimentimi Postës, tenderat 2 milionë euro për kositje të barit, mos respektimi i gjuhës shqipe e shumë e shumë dështime të tjera.

Por, qytetarët tashmë e njohin që nga sytë sepse e kanë parë shpesh të ekspozuar në televizione me stilolaps në dorë teksa nënshkruan vetëm marrëveshje, e as që e ka idenë se çfarë nënshkruan sepse është i bindur dhe i sigurt në vetvete që gjithçka që nënshkruan mbetet vetëm në letër, prandaj nuk i jep rëndësi të lexojë.

Maska e pandemisë nuk ia mbulon dot dështimet para dhe pas pandemisë, prandaj Rustemi ndryshe mund të jetë një virus tjetër i dukshëm që nuk po shkatërron shëndetin por buxhetin e qytetarëve. Vaksina e vetme për tu mbrojtur nga Rustemi është përgatitje e valixhes së tij e mbushur me dështime dhe të dërgohet në shtëpi. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky