Agjencia Zhurnal.mk.

Ekipi mjekëve i shpëton jetën 5-vjeçarit, Koçiu: Histori suksesi në Spitalin Universitar të Traumës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu informoi të shtunën se është realizuar me sukses një ndërhyrjeje komplekse dhe të vështirë kirurgjikale në Spitalin Universitar të Traumës.

Koçiu deklaroi se 5 vjeçari u paraqit në gjendje shoku me dëmtime tepër të rënda nga një mjet bujqësor. Ajo shton se operacioni i vështirë u krye nga një ekip multidisiplinar.

“Falë kushteve të posaçme spitalore dhe aparaturave mjekësore si, imazheria e avancuar, implantet që përdoren në kirurgjinë ortopedike dhe atë vaskulare, pajisjeve të avancuara të anestezisë, u bë e mundur shpëtimi i jetës së fëmijës, trajtimin intensiv dhe rekuperimi me sa më pak pasoja traumatike pranë Shërbimit të Ortopedisë të Traumës”, tha ministrja Koçiu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka shprehur mirënjohje ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës për profesionalizmin, gatishmërinë dhe përkushtimin, Dr. Ervin Sulaj, Dr. Flamur Vellku, Dr. Tahir Çela, Dr. Edmond Faber, Dr. Medien Xhaferri.

Mjeku Ortoped, Tahir Çela, tha se rasti ishte tejet kompleks.

“Është një traumë shumë komplekse, trajtimi i të cilës kërkon bashkëveprimin e një ekipi të tërë mjekësor, dhe të një strukture mjekësore. Trajtimi i tij u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të ekipeve mjekësore të Traumës, si dhe reagimit në kohë të urgjencës së Traumës. Struktura aktualisht na e lejon kryerjen e operacioneve të tilla dhe në kohë shumë të shpejt siç e kërkon rasti konkretë”, theksoi mjeku Çela.

Ndërsa mjeku Flamur Vellku bëri me dije se 5-vjeçari do të transferohet tek kirurgjia plastike tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Gjendja e fëmijës pas operacionit është e stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana kirurgjikale ka vajtur shumë mirë. Nga ana organike, pacienti paraqitet i stabilizuar dhe pa probleme. Pas kësaj faze, do të transferohet tek në seksioni i Kirurgjisë Plastike tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të marrë trajtimin e duhur, sa i takon mungesës së lëkurës dhe kërcirit”,  është shprehur mjeku Vellku.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky