Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspertët e ADN-së kanë zgjidhur misterin e kufomës 2000 vjeçare

Gjatë gërmimeve në rrugën A14 midis Cambridge dhe Huntington të Britanisë së Madhe, ekspertët kanë zbuluar skeletin e një njeriu që mendohet të jetë 2000 vjet i vjetër.

Skeleti Offord Cluny 203645, thuhet se i përket grupit Sarmatians, të cilët njihen për aftësitë e tyre të kalërimit dhe flasin gjuhën iraniane.

Teknikat e përdorura shkencore për zbulimin e kufomës së lashtë, kanë për qëllim të tregojnë origjinën etnike të tij duke deshifruar kodin gjenetik të eshtrave.

Dr. Marina Silva e laboratorit të Gjenomikës së Lashtë në Institutin Francis Crick të Londrës, deshifroi ADN-në e Offord-it nga eshtrat e veshit të brendshëm.

“Gjëja e parë që pamë ishte se gjenetikisht ai ishte shumë i ndryshëm nga individët e tjerë romano-britanik të studiuar deri më tani”, tha ajo.

Në fillim, arkeologët menduan se Offord-i ishte zbulim i një njeriu vendas, por analiza e ADN-së tregoi se ai ishte nga skajet më të largëta të Perandorisë Romake, zonë kjo që sot përfshin Rusinë Jugore, Armeninë dhe Ukrainën.

Të dhënat historike gjithashtu tregojnë se ai mund të ketë qenë djali i një kalorësi, ose skllav i tij, raporton BBC.

Teknologjia e përdorur për zbulimin e origjinës së Offord-it thuhet se po transformon dijet e njerëzve për të kaluarën historike.

Ndryshe, detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën Curren Biology.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky