Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspertët: T’i kushtohet kujdes bujqësisë në Ballkanin e Hapur

Gjëja e parë që duhet të bëjnë shtetet e rajonit është koordinimi dhe strategjia e përbashkët në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”. Nuk mund të hapen kufijtë dhe të lejohet kalimi i papenguar i njerëzve dhe mallrave pa ditur se çfarë mund t’i dëmtojë interesat individuale të secilit prej shteteve në rajon. Ekspertët kanë përgatitur studim në të cilin thuhet se Maqedonia duhet t’i kushtojë theks të veçantë bujqësisë në raport me Ballkanin e Hapur. Me fjalë të tjera, shteti nuk duhet të lejojë që produktet vendase të jenë jo-konkurruese në raport me ato që do të vijnë nga importi.

“Nuk duhet harruar, kur i diskutojmë çmimet e ushqimeve dhe udhëzimet e veçanta strukturore që i kanë shtetet, nëse i shikoni produktet industriale, mund të shihni se mbi 80% e misrit, grurit dhe lulediellit janë nga Serbia. Ne kemi kontribut të rëndësishëm në kulturat e hershme kopshtare. Para se të bëjmë bashkim dhe lidhje të mëtejshme, duhet të shohim analitikisht se cilat janë degët dhe përfitimet në të cilat mund të kontribuojmë, që shteti të bëjë investime shtesë që të mos përballemi me ndryshime në tregje dhe shtrëngim të çmimeve dhe pakësim të burimeve në një ekonomi të caktuar”, deklaroi Borçe Trenovski- profesor universitar.

Biznesmenët nga industria e përpunimit, si dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë, besojnë se nisma Ballkani i Hapur do të mundësojë rritje ekonomike dhe përmirësim të konkurrencës së kompanive.

“Plasimi i sigurt i produkteve, blerja e produkteve të tyre dhe fokusimi në politikën e subvencioneve, me një fjalë të subvencionohen ato produkte që mungojnë në vendin tonë”, u shpreh Tamara Mioviq Spasova, OJQ “Analitika”.

Kanë kaluar disa vite nga fillimi i Ballkanit të Hapur dhe sipas informacioneve, Maqedonia e Veriut deri më tani ka përfituar më së shumti në fushën e turizmit. /Alsat.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky