Ekuadori është shndërruar në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë. Ky është konstatimi që bëjnë autoritetet ekuadoriane. Sipas tyre, Ekuadori dallohet për dominimin e tre bandave me aktivitet ndërkombëtar të cilat bashkëpunojnë me grupet lokale.
Ato i kanë shtrirë tenatakulat nga Ekuadori deri në vendet Perëndimore. E para, është Sinaloa Cartel e instaluar në Ekuador që nga viti 2009 dhe aleat i ngushtë me Los Choneros.
Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco: i vendosur në territorin ekuadorian që nga viti 2020, i cili rekrutoi exchoneros: Los Lobos dhe Los Tiguerones .
Mafia shqiptare: Filloi aktivitetin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7. Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti. Sipas autoriteteve ekuadoriane, ato luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.
Manabí , për shembull, është pjesë e korridorit ndërkombëtar të trafikut të drogës. Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin nga ai vend përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.
Prej këtu, me ndihmën e grupeve lokale, një pjesë e kokainës dërgohet me rrugë tokësore në Manabí, ku trafiku ndërkombëtar në shumicën e rasteve kryhet nga deti.
Një pjesë tjetër mbërrin me makinë në Guayas, ku kokainë futet në kontejnerë drejt e në port.




