Agjencia Zhurnal.mk.

“Ekziston një mundësi që ajo ka vdekur para disa muajsh”, prezantuesi John Oliver trondit me deklaratën për Princeshën Kate në emisionin britanik

John Oliver, prezantues i emisionit britanik, ka bërë komente jashtëzakonisht spekuluese për Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, duke bërë shaka teksa thotë “ka mundësi të ketë vdekur 18 muaj më parë”. Këto komente i bëri gjatë një paraqitjeje në emisionin e mbrëmjes, “Watch What Happens Live” të martën në mbrëmje, mes raportimeve të vazhdueshme në media për mungesën e saj në publik.

Princesha thuhet se u shfaq të hënën në krah të Princit William, por Oliver vazhdoi me shakanë e tij duke bërë referencë tek filmi i vitit 1989 “Weekend at Bernie’s”. Ai shtoi se “ka një mundësi jo zero që kjo të ketë ndodhur” dhe se situata mund të jetë si në filmin e përmendur, duke sugjeruar se ata po e mbajnë Princeshën sikur të ishte gjallë për publikun.

Kate nuk pritej të shfaqej në publik deri pas Pashkëve, pasi kishte bërë një operacion abdominal dhe qëndroi dy javë në një spital privat në Londër në janar. Por ajo u fotografua të hënën duke dalë nga Kështjella e Windsorit së bashku me Princin William, shkruan DailyMail.

Paraqitja e saj e papritur erdhi pasi teoritë e konspiracionit të egër qarkulluan në internet përreth Princeshës dhe shëndetit të saj po qarkullonin online. Kate u pa gjithashtu më 4 mars në sediljen e pasagjerit të një veture të tipit ‘Audi 4×4’, të cilën po e drejtonte nëna e saj, Carole Middleton, afër Kështjellës së Windsorit.

Spekulimet u nxitën nga fotografia që u publikua në faqen zyrtare të çiftit në X (ish-Twitter) në Ditën e Gruas, ku Kate uroi 8 marsin me një imazh ku shhej me fëmijët, por që në fakt ishte një fotografi e bërë me ‘photoshop’ që dyshohet se nuk është publikuar nga vet ajo.

Middleton thuhet se kërkoi ndjesë për faktin që e kishte redaktuar portretin familjar të saj me Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Ekspertët i thanë DailyMail se fotografia ishte ndryshuar duke përdorur ‘photoshop’ dhe vegla të ngjashme të inteligjencës artificiale.

Më vonë, agjencitë kryesore fotografike ‘e mbytën me kritika’ imazhin pasi vunë re shenja të ndryshimit dixhital, përfshirë një pjesë të munguar të mëngës së Princeshës Charlotte dhe skajin e pasinqertë të dorës dhe fundit të saj, si dhe pozicionimin e zinxhirit të Kate. Princesha e Uellsit kërkoi ndjesë në rrjetet sociale.

Ajo tha: “Si shumë fotografe amatore, herë pas here eksperimentoj me redaktimin. Dua të shpreh ndjesën time për çdo ngatërrim që fotografia familjare që publikuam dje mund të ketë shkaktuar. Shpresoj se të gjithë që festuan, kishin një Ditë të Lumtur të Nënës”.

Ekspertët e PR-së kanë përshkruar fiaskon e fotos së Ditës së Nënës si një “autogol i madh” dhe i kanë nxitur zyrtarët mbretërorë të publikojnë fotografinë e pa redaktuar në një përpjekje për të rikthyer besimin e publikut. Pallati Kensington fillimisht u përball me thirrje për të treguar të vërtetën prapa fotos pasi agjencitë kryesore të fotografisë – përfshirë Associated Press – zbuluan se imazhi kishte pësuar ndërhyrje dixhitale.

Disa burime të vendosura brenda rretheve mbretërore thanë për DailyMail se Kate dhe ekipi i saj kanë gjetur pasojat publike të fotografisë ‘të edituar’ thellësisht “shqetësuese”.

Ata thanë: “Të gjithë, përfshirë Princeshën, janë pak të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Një gabim u bë, por ajo ka ngjitur dorën dhe ka kërkuar ndjesë. Ka qenë shumë shqetësuese për të gjithë. William dhe Kate zakonisht publikojnë një dedikim personal në Ditën e Nënës, por gjithashtu shpresohej që një imazh i ri i Princeshës – zyrtarisht i pari që nga Dita e Krishtlindjeve – do të qetësonte thashethemet e ashpra në rrjetet sociale për gjendjen e saj, të cilat tashmë janë bërë subjekt spekulimi kryesor, madje edhe në BBC”.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky