BBC ka siguruar disa fotografi të zyrave në Twitter, të shndërruara në dhoma gjumi, të cilat autoritetet e San Franciskos po i hetojnë si shkelje të mundshme të kodit.
Një foto tregon një dhomë me një krevat dopio, një garderobë dhe shapka.
Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka qëndruar në seli që kur bleu firmën.
Ai muajin e kaluar i dërgoi email të gjithë stafit të Twitter duke thënë se “do të duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë” për të pasur sukses.
Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko ka konfirmuar se po heton shkeljet e mundshme pas një ankese.

Musk tha se shtretërit ishin marrë për “punonjësit e lodhur”.
Në një postim, Musk postoi se ai do të punonte dhe do të flinte në zyrë derisa të rregullohet organazimi.
BBC-së ka siguruar gjithashtu fotografi të divaneve në Twitter duke u përdorur si shtretër.
Një dhomë tjetër konferencash ka një orë alarmi dhe një fotografi të vendosur mbi një shtrat.
“Duket si një dhomë hoteli,” tha një ish-punëtor. Ata vazhduan duke thënë se Musk fle rregullisht në selinë e Të itter në San Francisko.
Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga BBC.
Senatori i shtetit të Kalifornisë Scott Wiener i tha BBC të mërkurën: “Ai tani po i bën punëtorët të flenë në Twitter. Është e qartë se ai nuk kujdeset për njerëzit. Ai nuk kujdeset për njerëzit që punojnë për të.”
Një zyrtar i Departamentit të Inspektimit të Ndërtimit tha: Ne duhet të sigurohemi që ndërtesa të përdoret siç është menduar.