Agjencia Zhurnal.mk.

Ëmbëlsoni të mërkurën tuaj me kekun me dardhë dhe çokollatë

PËRBËRËSIT:

5 dardha

3 vezë

150 g sheqer

100 ml vaj

1 fryrës ëmbëlsirash me vanilje

100 ml qumësht

250 g miell

50 g kakao

100 g copëza çokollate

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në tas përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë miellin, kakaon dhe fryrësin e kekut. Ndërkohë, në një tas tjetër rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishojnë vëllimin, shtojmë vajin dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Më pas hedhim te tasi me vezë miellin që përziem në fillim, duke alternuar me radhë pak miell dhe pak qumësht. Presim dy dardha në kubikë dhe bashkë me copat e çokollatës i shtojmë te brumi. Pasi të shtrojmë një letër furre në tavë hedhim brumin dhe sipër tij vendosim dardhat e mbetura të prera përgjysmë. E pjekim në furrë për 40 minuta.

Related posts

Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall

D V

Racion sallate me fasule dhe avokado

D V

Pite me makarona: Recetë më të lehtë se kjo nuk do të mund të gjeni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky