Agjencia Zhurnal.mk.

Emisarët e SHBA-së dhe BE-së në Beograd, Lajçak: Kurti e Vuçiq të gatshëm të vijnë në Bruksel – janë të përkushtuar për procesin e dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në Beograd, deklaruan se në Prishtinë dhe Beograd kanë thënë se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet.

“Gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet dhe do të zbatohet dhe kjo është pjesë e procesit që duhet të zhvillohet paralelisht me negociatat për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme”, tha Lajçak.

Sipas Escobar, qëndrimi amerikan është se duhet të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ne nuk kemi një vizion se si kjo duhet të realizohet në realitet, është te të dyja palët të diskutojnë në dialog që mbështet nga BE-ja, por ne do të mbështesim çdo marrëveshje – politikisht, financiarisht dhe teknikisht”, tha Escobar në konferencën për media në Beogradi, transmeton Telegrafi.

Të pyetur për votimin e qytetarëve serbë në Kosovë, Escobar tha se të gjithë njerëzit në rajon duhet të kenë mundësi të votojnë hapur, lirisht dhe lehtë në zgjedhjet në të cilat kanë të drejtën e votës, kurse Lajçak tha se u takon të dyja palëve të arrijnë një konsensus për modalitetet për këtë.

Lajçak theksoi se është bërë shumë dhe se është optimist para raundit të ardhshëm të dialogut (për të cilin ende nuk dihet se kur do të mbahet).

“Ne mirëpresim angazhimin e Serbisë për dialog dhe – këtë e përsëritën të gjithë bashkëbiseduesit tanë dje dhe sot, presidenti Vuçiq, kryetari i Kuvendit Ivica Daçiq, Ana Brnabiq dhe Petkoviç. Ne duam të shohim përparim të shpejtë… dhe e kemi thënë qartë në Prishtinë dhe Beograd se gjithçka që është rënë dakord në të kaluarën duhet të zbatohet”, deklaori Lajçak.

Emisari evropian shtoi se ata duan të shohin përparim në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak tha se shohin përfitime nga marrëdhëniet ekonomike dhe më shumë tregti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Ne shohim që bashkëpunimi ekonomik është një nga historitë më të suksesshme deri më tani në dialog dhe për këtë kam biseduar sot me komunitetin e biznesit”, shtoi ai.

Gabriel Escobar tha se kjo ishte hera e tij e parë në Serbi në këtë rol dhe se mendonte që është shumë e rëndësishme të vinte me kolegun e tij Lajçak sepse kjo tregon “unitetin dhe solidaritetin midis BE-së dhe SHBA-së” me besimin se Ballkani duhet të jetë pjesë e komuniteteve evropiane.

“Ne besojmë se rruga e Serbisë dhe Kosovës është drejt kësaj [BE-së] , përmes dialogut”, deklaroi më tej.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky