Agjencia Zhurnal.mk.

Erdoğan dhe shefi i Hamasit diskutojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe dhunës në Gaza

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, kanë diskutuar në telefon përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe dhunës në Gaza, transmeton Anadolu.

“Ne folëm në telefon me Ismail Haniyeh, shefin e Byrosë Politike të Hamasit, përpara takimit të kabinetit tonë. Gjatë bisedës sonë me Haniyeh, ne diskutuam përpjekjet për t’i dhënë fund konflikteve dhe dhunës në Gaza”, shkroi Erdoğan në platformën sociale X.

Erdoğan theksoi se ata vlerësuan pranimin nga Hamasit të propozimit të armëpushimit të arritur nëpërmjet ndërmjetësve.

“Në bisedën telefonike, ku shpreha se e konsiderojmë pozitiv vendimin e Hamasit, i ndikuar nga sugjerimet e Türkiyes, theksuam se edhe Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për një armëpushim të përhershëm”, tha Erdogan.

Erdoğan gjithashtu u kërkoi “aktorëve perëndimor” të bëjnë presion ndaj qeverisë izraelite për të pranuar marrëveshjen e armëpushimit.

Türkiye ka bërë presion në mënyrë të përsëritur për një armëpushim në Gaza që nga ditët e para të konfliktit rreth shtatë muaj më parë dhe u ka bërë thirrje të gjitha vendeve në mbarë botën që të ndihmojnë për të arritur një marrëveshje.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje për një sulm ndërkufitar më 7 tetor nga Hamasi kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz. Që atëherë, të paktën 34.700 palestinezë janë vrarë në Gaza, shumica dërrmuese të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë, si dhe 78 mijë të tjerë janë plagosur.

Pothuajse shtatë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja, sipas OKB-së, duke çuar në zhvendosje të brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar tha se “besohet” se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, si dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët atje.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky