Agjencia Zhurnal.mk.

Erhan Selimi emërohet seleksionues te Maqedonia U17

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka seleksionues të ri. Erhan Selimi është lideri i ri i kësaj përfaqësuese të re, ku zëvendëson të ndjerin Dashmir Beari.

Selimi ka nisur punën menjëherë pas emërimit të tij, pasi përfaqësuesja U17 e Maqedonisë është në pritje të dy ndeshjeve kontrolluese. Skuadra e të rinjëve e drejtuar nga Erhan Selimi aktualisht ndodhet në Mal të Zi, ku do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj Malit të Zi. 

“Për mua kjo është një sfidë e re dhe e madhe. Është përgjegjësi e madhe të drejtosh përfaqësuesen U17 e Maqedonisë. Jam gati të jap maksimumin dhe të justifikoj besimin. Na presin dy ndeshje, në të cilat do të luajmë vetëm me lojtarë të kampionatit vendas dhe do të mundohemi të lëmë përshtypje të mira. Nuk patëm shumë kohë për përgatitje më të gjata dhe më serioze, por besoj në paraqitje pozitive” thotë Erhan Selimi.

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë sot dhe të enjten do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Malit të Zi me fillim nga ora 18:45.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky