Agjencia Zhurnal.mk.

Eros Grezda gjen golin e parë me fanellën e Sibenik, por nuk i mjafton skuadrës së tij

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ka gjetur këtë të premte golin e parë me fanellën e Sibenikut në Superligën e Kroacisë.

Sibenik është ndeshur me Lokomotiva Zagrebin, në takimin e vlefshëm për xhiron e 27-të në elitën e futbollit  kroat ose siç njihet ndryshe 1. HNL.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Grezda, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ky gol erdhi në minutën e 14-të, ku shqiptari shfrytëzoi një asistim të bukur  nga Antonio Marin për të shënuar me kokë.

Por në pjesën e dytë Lokomotiva u kthye në lojë dhe shënoi katër herë për ta fituar ndeshjen me rezultat 4-1.

Njëri nga golat e Lokomotivës u shënua nga shqiptari Indrit Tuci.

Sibenik mban vendin e tetë në renditje me 26 pikë, ndërsa Lokomotiva është e pesta me 36 pikë. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky