Shkup, 18 janar – Policia e ka gjetur vajzën 19-vjeçare nga Kumanova, për të cilën babai i saj ka denoncuar se është larguar nga shtëpia e tyre.
Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, informuan sot nga SPB Kumanovë.
“Më 16 janar të këtij viti, pas kërkimit të kryer dhe kontrolleve operative në terren nga ana e punonjësve policorë nga SPB Kumanovë, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore A.I., për të cilën një ditë më herët, babai i saj, 46-vjeçari B.I. denoncoi se është larguar nga shtëpia”, informoi policia.