Agjencia Zhurnal.mk.

Është shënuar ndërtimi i autostradës Prilep – Manastir nga Korridori 10d

Shkup, 12 maj – Është vendosur gur-themeli i autostradës Prilep – Manastir nga Korridori 10d, i gjatë 39,3 kilometra. Me këtë projekt, siç u tha, bëhet hap i madh përpara në drejtim të transportit më të shpejtë, më të sigurt dhe më ekonomik të njjerëzve dhe mallrave. Ndërtimi është bazuar në teknologjinë dhe standardet më të larta, që do të nxisë dinamikë të re në ekonomi dhe do të hapë mundësi të reja për punësim.

“Fillon epoka e re në të cilën në vend se vetëm 5,8 autostradë në vit sa është bërë gjatë tre dekadave të kaluara, në katër vitet dhe shtatë muajt e ardhshëm do të ndërtohen nga 23 kilomtra autostradë në vit apo gjithsej 110 kilometra”, theksoi drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.

Paraprakisht, kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij porositi se Qeveria investon në projekte kapitale të një rëndësie historike.

“Jo vetëm që i lidhim qytetet dhe rajonet, po e lidhim edhe shtetin me vendet e fqinjësisë dhe botën përmes infrastrukturës moderne e cila do të tërheqë shumë turistë të huaj dhe investues. Për herë të parë pas 30 viteve përmes infrastrukturës moderne nëdrlidhemi me Lindjen dhe Perëndimin, me porte tër eja në Durrës dhe në Burgaz dhe i prëforcojmë lidhjet e transportit në rajon”, tha Kovaçevski.

Në ngjarjen me rastin e vendosjes së gur-themelit folën edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, u.d. ambasadori i SHBA-së, Erik Mejer, ambasadori i Turqisë, Hasan Mejmet Sekizqok, si dhe presidenti i “Behtel dhe Enka” për Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Afërt, Xhastin Siberel.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky