Agjencia Zhurnal.mk.

Është shkarkuar KKZ i Dibrës, kryetar i ri i komisionit Rilind Hasa

Shkup, 28 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e shkarkoi Komisionin Komunal Zgjedhor për Dibër, më saktë eshalonin e tij të parë, përderisa mbesin edhe më tutje zëvendëskryetari dhe zëvendësit e anëtarëve të komisionit.

Në vendin e Maxhide Atipit, kryetar i ri i KKZ – Dibër është Rilind Hasa, ndërsa nënkryetar i komisionit edhe më tutje është Jovanka Josifovska.

“I ndërmorëm obligimet dhe vazhdojmë me aktivitetet rreth zbatimit të votimit të dielën në vendvotimin 0543, ku zgjedhjet përsëriten edhe për kryetar edhe për anëtarë të Këshillit të Komunës Dibër”,deklaroi Hasa për MIA-n.

Siç dihet Gjykata Administrative e pranoi padinë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa KSHZ në bazë të këtyre padive solli vendim për përsëritjen e votimit, duke pasur parasysh se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim ndikon ndaj rezultateve të përgjithshme në këtë komunë.

Në vendvotimin 0543 në listën e vetme të votuesve janë regjistruar 777 persona me të drejtë të votës. Në rrethin e parë këtë të drejtë e kanë realizuar 484 prej të cilëve 16 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në rrethin e parë kandidati i BDI-së dhe kryetar aktual Hekuran Duka, në këtë vendvotim ka fituar 195 vota ose 40,29 për qind e të regjistruarve, Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët – Alternativa 271 ose 55,99 për qind, dhe Petrit Klenja, kandidat për kryetar nga PDSH-ja, dy vota ose 0,41 për qind.

Në këtë komunë ka 27 vendvotime, në listën e vetme të votuesve janë regjistruar 19.211 persona. Në rrethin e parë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 8.046 persona ose 41,88 për qind. Më së shumti vota fitoi Pocesta 3.998 ose 49,69 për qind, Duka 3.713 ose 46,15 për qind dhe Klenja 47 ose 0,46 për qind

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky