Monedha europiane Euro e ka mbyllur javën me një rritje të konsiderueshme sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Në publikimin e fundit të këtij institucioni këtë të premte, 1 Euro është këmbyer me 108.19 Lekë, ndryshe nga java e shkuar kur ishte në nivelin e 105.62 Lekëve.
Ndërkohë referuar kursit zyrtar të këmbimit, që nga fillimi i muajit Qershor, kursi Euro-Lek shënoi rënie me 3.9%, ndërsa krahasuar me 1 vit më parë kursi i këmbimit ka rënë me 12.1%.