Agjencia Zhurnal.mk.

EVN: Banorët e Sllupçanit të Likovës sërish nuk i lejuan ekipet të hyjnë në fshat

Kumanovë, 26 korrik – Banorët e Sllupçanit të Likovës sërish nuk i lejuan ekipet e EVN-së të punojnë në rrjet, kumtuan sot nga EVN-ja. Nga atje thonë se vazhdon rezistenca e vendasve nga Sllupçani, të cilët sot nuk lejuan që ekipet e EVN-së të punojnë. Në terren ka qenë  prezente edhe policia

 EVN-ja deri në media i ka dërguar edhe kërkesat e banorëve të këtij fshati ku ata kërkojnë që t’u falen borxhet e mëparshme, të cilat siç theksojnë nga kompania arrijnë shumën prej disa mijëra eurosh, për të marrin kyçje të reja falas, pa dalllim sa shumë do të shpenzojnë në të ardhmen, të mos u  faturohet më shumë se 3.000 denarë, që objektet fetare të lirohen nga pagesa dhe kërkesa tjera të ngjashme, të cilat shton EVN-ja, janë në kundërshtim me rregulloret ligjore.

 “Para tre javëve banorët premtuan se do t’u lejojnë ekipeve të EVN-së të punojnë. Në takim me ta  ishte edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Humbjet në Sllupçan janë 80 për qind, ndërsa pagesa është 20 20 për qind”, thotë nga EVN-ja.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky