Agjencia Zhurnal.mk.

FAO: Çmimet globale të ushqimeve ranë lehtë në maj

Çmimet botërore të ushqimeve ranë lehtë në maj për të dytin muaj radhazi, megjithëse çmimet e grurit dhe shpendëve u rritën, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Indeksi i çmimeve të ushqimit, i llogaritur nga FAO në maj, ishte mesatarisht 157.4 pikë, 0.6 për qind më pak nga prilli, sipas një raporti në faqen e internetit të agjencisë së OKB-së me seli në Romë.

Ky indeks, i cili i ndjek ndryshimet mujore të çmimeve ndërkombëtare në shportën e produkteve ushqimore që tregtohen normalisht, është ende 22.8 për qind më i lartë se në maj 2021.

Çmimet e drithërave në maj u rritën me 2.2 për qind krahasuar me një muaj më parë, ku gruri ishte 5.6 për qind më i shtrenjtë se në prill dhe deri në 56.2 për qind nga maji 2021.

Çmimet globale të orizit u rritën gjithashtu në të gjithë tregun, ndërsa çmimet e drithërave të tjera ranë me një mesatare prej 2.1 për qind, me misrin që ra më tej për shkak të rendimenteve më të mira në SHBA, dërgesave sezonale në Argjentinë dhe fillimit të afërt të korrjes kryesore të misrit në Brazil.

Çmimet e vajrave bimore në bursat botërore muajin e kaluar krahasuar me prillin ranë për 3.5 për qind, por janë ende dukshëm mbi nivelet e vitit të kaluar. Sipas një raporti të FAO-s, çmimet për vajin e palmës, lulediellit, sojës dhe rapes kanë rënë, pjesërisht për shkak të heqjes së një ndalimi afatshkurtër të eksporteve të vajit të palmës indoneziane dhe uljes së kërkesës globale për importe për vajin e sojës dhe rapes.

Çmimet botërore të grurit ranë për 1.1 për qind nga prilli, pasi rendimentet e jashtëzakonshme të Indisë nxitën perspektivën globale të ushqimit. Dobësimi i realit brazilian ndaj dollarit amerikan, së bashku me çmimet më të ulëta të etanolit, gjithashtu ulën çmimet e sheqerit.

Në një raport të veçantë, FAO i prezantoi vlerësimet e hershme të perspektivës së prodhimit global të grurit për vitin 2022, duke treguar një rënie të mundshme, për herë të parë në katër vjet, në 2,784 milionë tonë, 16 milionë tonë më pak nga prodhimi rekord i vlerësuar në vitin 2021.

Konsumi botëror i drithërave parashikohet gjithashtu të bjerë lehtë në 2022/23, me rreth 0.1 për qind nga viti në vit në 2.788 milion ton, që është rënia e parë në 20 vitet e fundit.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky