Agjencia Zhurnal.mk.

Fatime Fetai prinë me përkrahje tek ndërkombëtarët për Kryerprokurore të re

Shkup, 22 dhjetor – Prokurorja Sonja Simovska, do të jetë ushtruese e detyrës së Prokurores Publike të Shtetit, deri në zgjedhjen e pasardhësit të Ljubomir Joveskit.

Këshilli i Prokurorëve Publik, unanimisht zgjodhi Simovskën me arsyetimin se ajo është prokurore që ka përvojë shumëvjeçare, është e dëshmuar në profesionin e saj si profesioniste e vërtetë, e njeh mirë situatën në Prokurorinë Publike”.

Simovska do të ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e kryeprokurorit ose kryeprokurores së re, shkruan Zhurnal

Tashmë dihet se për këtë pozitë kanë aplikuar tre kandidatë për të zëvendësuar Joveskin, dhe atë Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq dhe Ljupço Kocevski.

Burime të Zhurnal sigurojnë se përkrahje më të madhe nga ndërkombëtarët për këtë pozitë ka ish prokurorja e Prokurorië speciale, Fatime Fetai.

Qeveria ditë më parë kërkoi mendim për kandidatët nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, nga ku duhet të japin mendim pozitiv ose negativ për kandidatët në 15 ditët e ardhshme.

Pastaj Qeveria duhet të vendosë për një nga kandidatët me mendim pozitiv, dhe t’ia paraqesë propozimin deputetëve për votim.

“Nëse meret parasysh disponimi i ndërkombëtarëve, ky propozim duhet të jetë Fatime Fetai”, thonë burimet tona.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky