Fatos Nano, ish-kryetar i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër ka dalë nga spitali pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Ish-kryeministri u shtrua në spital rreth 1 muaj më parë për shkak të problemeve me frymëmarrjen ku dhe kreu një ndërhyrje kirurgjikale.
Ish- kryeministri vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.
Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.
Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika.