Pas një makthi tre vjecar, Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke lënë pas më në fund pandeminë e COVID-19.
Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, pohoi se SHBA-ja me siguri ka dalë nga faza e pandemisë, edhe pse në nivel global, ajo mbetet sërish e pranishme. “Nuk kemi më 900,000 infektime të reja në ditë, dhjetëra mijëa shtrime në spital, e me mijëra vdekje. Në këtë moment jemi në një nivel të ulët të sëmundjes. Unë nuk besoj se mund ta crrënjosim krejtësisht virusin, por uroj ta mbajmë në nivele të tilla dhe të vaksinojmë ndërkohë njerëzit. Nuk e di sa shpesh do të duhet të bëhet kjo, ndoshta një herë në vit, do ta shohim.”, vazhdoi ai.
Sa i përket pjesës tjetër të botës, kryeeksperti amerikan nënvizoi tha se “nuk ka dyshim që kjo pandemi është ende e pranishme”.
Gushtin e kaluar, Fauci përmendi për herë të parë një afat për fundin e Covid 19. Ai tha atëherë se nëse do të respektoheshin rregullat, fundin e sëmundjes do të nisnim ta shihnim pranverën e 2022-shit.




