FC Prishtina e ka përfunduar një nga fazat më të rëndësishme përgatitore para fillimit të edicionit të ri në futbollin kosovar.
Kryeqytetasit për dy-javë janë përgatitur në kushte optimale në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra bardhekaltër gjatë kësaj periudhe e ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën Struga Trim & Lum duke fituar me rezultat 2:1 derisa më parë ka luajtur me Trepçën ’89 ku ka barazuar me shifrat 1:1.
Prishtina tashmë do t’i vazhdojë përgatitjet në Kosovë deri në fillim të kampionatit ku pritet t’i zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.




