Shkup, 25 qershor – Numri i fëmijëve me ngecje në zhvillim dhe autizëm çdo vit vjen duke u rritur. Qendrat për trajtimin e tyre nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për t’i mbërthyer të gjithë fëmijët. Nga qendra për shërbime logopedike, defektologjike dhe psikologjike ‘Savant’, janë detyruar disa herë të zhvendosën nëpër objekte më të mëdha, me qëllim që të mund t’i përmbushin nevojat e klientëve.
Shkaktar kryesor i zhvillimit të vonuar të fëmijëve është qëndrimi i gjatë nëpër telefona. Sipas psikologes së kësaj qendre Edina Mici, prindërit ua imponojnë vetë teknologjinë fëmijëve për të qenë më të lirë gjatë kryerjes së detyrave të përditëshme.
“Numri i fëmijëve me autizëm është rritur trefish. Nevoja e bën që të përhapemi. Ky është objekti i tretë që ne e kemi ndërru edhe pse, nuk jemi qendra e vetme që veprojmë në Shkup. Ka edhe qendra të tjera por kjo tregon që fëmijët më autizëm shtohen dita-ditës. 99% të rasteve që na vinë është se prindërit ua kanë inponuar fëmijëve telefonat, psh ka ndonjë punë ua jep telefoinin, ka ndonjë angazhim ose është i sëmurë përsëri ia jep telefonin.”, tha Edina Mici Ademi, psikologe në “Savant”.
Sipas Mici Ademit, pridërit duhet t’i lejojnë fëmijët që emiocionet t’i përjetojnë dhe jo ndrydhin në vete, përndryshe do të kenë pasoja gjatë gjithë jetës.
“Duhet t’i mesojmë fëmiëjt që jeta egziston edhe pa telefon, jo ne ti bëjmë të varur ato, duhet të përballohen me emocionet. Fëmiju qanë, ia jep telefonin. Le te qajë! Si do ta njoftojë emocionin e mërzitjes, nervozës, pikëllimit etj. Fëmiëjt duhet të njoftohen me veten. Për shkak të qëndrimit në telefon ai nuk e njeh veten dhe as rrethin. Pastaj vjen vonesa në të folur, vështirësi në koncentrim. Vështirësi në komunikim me të tjerët apo ndërveprim. Nëse fëmija përdorë gjashtë orë në javë telefonin, bëhet si i droguar, pra bëhet i varur. Teknologjia e shkatërron mbështjellësin e bardhë të trurit që është përgjegjës për koncentrimin, durimin etj. Gjithashtu shkatëron edhe qelizat e trurit të cilat nuk riparohen.”, tha Ademi.
Psikologët sygjerojnë që deri në tre vjet fëmijët nuk guxojnë të përdorin aspak telefon. Mbas moshës tre vjeçare mund të përdoret maksimalisht gjysëm ore dhe jo çdo ditë, sepse e njejta gjë mund t’i kthehet në shprehi fëmijës dhe do kërkojë vazhdimisht të kryej të njejtin veprim. Gjithashtu psikologët ju bëjnë thirrje prindërve për më shumë bashkëpunim sepse trajtimi vetëm nëpër qendra nuk është i mjaftueshëm, pasi fëmija pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi. Sipas studimeve të fundit, deri para tre vitesh një në 100 fëmijë diagnostifikohej me autizëm. Shifrat rriten me shpejtësi të frikëshme, pasi aktualisht një në 36 fëmijë, është autik.




