Java e 18-të në Ligën e Parë të Kosovës ka filluar sot me tri ndeshje interesante.
Dy prej tyre ishin përballje nga Grupi A, ndërsa tjetra e Grupit B, shkruan Gazeta Olle.
Në përballjet e Grupit A, Phoenix arriti fitore të madhe ndaj Trepçës me rezultat minimal 1-0.
Fitore shënoi edhe Rahoveci ndaj Vëllaznimit 2-0, me dy golat e pjesës së parë.
Tjetër fitore të rëndësishme arriti edhe Ferizaj, që pëmbysi rezultatin e pjesës së parë ndaj 2 Korrikut, duke fituar në fund 2-1.
Rezultatet e plota:
Grupi A:
Phoenix 1 – 0 Trepça
Rahoveci 2 – 0 Vëllaznimi
Grupi B:
Ferizaj 2 — 1 2 Korriku
/Gazeta Olle/