Agjencia Zhurnal.mk.

FFK mban trajnimin “Siguria në stadiume” nëpër klubet e Superligës

Federata e Futbollit e Kosovës së fundmi ka rikthyer në aplikim, vazhdimin e trajnimt të “Steward”-ve nëpër klubet e Superligës.

Në këtë trajnim tema kryesore ishte “Siguria në stadium”, me ç’rast të pranishmit patën mundësi të marrin informacione nga Patrik Mazreku – përgjegjës për siguri në FFK, njëherësh trajner i çertifikuar nga UEFA, si dhe Gazmend Bojniku – zyrtar për integritet në FFK, në lidhje me rregullat e stadiumit dhe të ndeshjeve dhe mënyrën se si duhet të veprojë një pjesëtar i sigurimit kur përballet me situata të ndryshme të pakëndshme, të krijuara brenda stadiumit gjatë një ndeshje futbolli.

Duke u bazuar në incidentet e deritashme e duke përfshi edhe këtë të fundit në ndeshjen Prishtina – Ballkani mes tifozëve, FFK e sheh të nevojshme që trajnime të tilla të organizojë edhe në të ardhmen duke u shërbyer klubeve të Superligës që të jenë sa më të përgatitura në organizim të ndeshjeve, në mënyrë që pjesëtarët e sigurimit të kontraktuar nga to, të jenë në dispozicion maksimal që të evitojnë çdo ekses të mundshëm.

Ky trajnim i cili është në përputhje me standardet e UEFA-s është aplikuar edhe në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sa herë që është nevoja dhe sa herë që klubet angazhojnë kompani dhe individ shtesë, e të cilët kanë nevojë për informim më të detajuar në lidhje me sigurinë  e pjesëmarrësve në stadium dhe në menaxhimin e situatave dhe mbarëvajtjen e një ndeshje futbolli. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky