Shkup, 4 dhjetor – Në shëndetin publik në Maqedoninë e Veriut për herë të parë instalohen dy aparate për rezonancë magnetike me fuqi 3 Tesla, shkruan ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
“Në këto aparate do të bëhen incizimet më bashkëkohore, me çka do të mundësohet diagnoza më precize për shumë sëmundje te pacientët tanë. Njërin nga modulet për diagnozë se posedojnë as qendrat në rajon. Në ISHP Instituti universitar në Shkup tradicionalisht diagnostikohen situatat më të ndërlikuara në mjekësinë tek ne”, publikoi Filipçe.
Me aparatet e reja, ai shtoi se kapaciteti i Institutit do të rritet për 50 për qind, ndërsa pacinetët më nuk do të presin.




