Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Nuk ka nevojë për kufizime dhe masa mbrojtëse, mjafton vaksinimi

Shkup, 12 korrik – Situata epidemiologjike është e qetë dhe nuk mendohet të kërkohet konfirmim për vaksinimin ose test negativ të koronavirusit për të hyrë në vend, as për ne dhe as për shtetas të huaj, por theksi duhet të vendoset mbi vaksinimin si mekanizëm mbrojtës, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, nuk ka logjikë që për disa qytetarë të kërkohet, ndërsa për të tjerë të mos kërkohe vërtetim për vaksinim ose test negativ nëse kanë qëndruar jashtë vendit.

“Në atë kuptim, tani situata është vërtet e qetë. Kemi skenarë të ndryshëm në vende të ndryshme në të cilat edhe pse ka masa kufizuese në drejtim të kërkimit të dokumenteve, ka një rritje të madhe të rasteve. Kjo është arsyeja pse e vendosim theksin në vaksinimin si mekanizmi i vetëm për të rritur imunitetin kolektiv dhe për të parandaluar një valë të re”, tha Filipçe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse planifikohet të kërkohen vërtetime vaksinimi ose test negativ të paktën për shtetasit e huaj.

Ai theksoi se ka një numër të madh të rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar, por është e rëndësishme që të mos ketë vdekje dhe ky është thelbi i asaj që arrihet me vaksinimin.

“Kështu janë ndërtuar edhe politikat tona. Me të gjithë këto mekanizma që kemi – fushata, vaksinim në terren …, për t’u vaksinuar sa më shumë qytetarë. Me siguri do të ketë edhe lloje të reja të virusit, ndoshta do të ketë mutacione të reja. Megjithatë, ne nuk mund të jetojmë me kufizime. Kështu do të rikthejmë mënyrën normale të jetës”, tha ministri i Shëndetësisë në një deklaratë pas vizitës në Poliklinikën në Shuto Orizare me rastin e hapjes së një pike të re vaksinimi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky