Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi pagesa e subvencioneve për prodhimtarinë blegtorale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informoi se ka filluar pagesa e subvencioneve për prodhimtari blegtorale.

Theksojnë se Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural i ka përgatitur urdhër-pagesat për mbështetje financiare për kultivim të deleve, dhive dhe gjedhëve dhe i ka dërguar në arkën e minsitrisë së Financave.

Si shfrytëzues të kësaj mbështetjeje paraqiten ekonomitë bujqësore të cilat kanë paraqitur kultivim të deleve, dhive dhe gjedhëve, të cilët kanë mbushur 12 muaj deri në ditën e parashtrimit të kërkesës.

“Është krijuar masë e re për mbështetje për mirëmbajtjen e livadheve, në vlerë prej 6.000 denarëve për hektar. Masë sipas standardeve evropiane, e cila ka për qëllim t’i vendosë në funksion sipërfaqet me dedikim për livadhe dhe kullota, për prodhim të ushqimit për kafshët. Përmes programit për zhvillim rural i ndihmojmë blegtorët në shpenzimet për angazhim të fuqisë punëtore për ruajtje dhe kullotje të bagëtisë në kullota apo livadhe. Nga 360.000 denarë për blegtor, sa është tnai, në 620.000 denarë rritet rroga për blegtorët, ndërsa plotësisht hiqet kriteri i deritnaishëm mbi 700 metra lartësi mbidetare”, qëndron në kumtesë.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky