24 studentë do të punojnë në transformimin digjital me mentorë të Makedonski Telekomit.
Makedonski Telekom sot i hapi dyert për 24 studentë të cilët u zgjodhën në programin
Smart Start për zhvillim profesional.
Gjatë vitit të ardhshëm ata do të punojnë me mentorët e tyre, profesionistë të vërtetë, në projekte të më shumë sferave lidhur me transformimin
digjital si: teknikë, TI, financa, marketing, e-biznes, komunikime, analitikë të të dhënave, menaxhim me produkte dhe ngjashëm.
Programi ofron mundësi të jashtëzakonshme dhe hap hapësirë për zhvillimin e studentëve
të cilët do të krijojnë shërbime të avancuara digjitale me teknologjinë më të mirë, dhe do të
mësojnë punën e shkathët dhe të menduarit për dizajnin, të cilat vlerësohen shumë në
tregun e punës.

“Me Smart Start, ne u japim të rinjve shans të rriten dhe të zhvillohen në një kompani
ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër, kompania jonë fiton staf të talentuar me energji dhe
entuziazëm të ri. Ne po ecim në hap me kohët e reja, drejt transformimit digjital, së bashku
me talentet e reja dhe profesionistët tanë me përvojë” – theksoi Stavros Georgakopulos,
lider për punëtorë dhe transformim në Makedonski Telekom.
Ky është cikli i dytë i programit Smart Start, i cili filloi në vitin 2021, kur 28 studentë me sukses i realizuan 11 projekte, dhe 17 prej tyre u bënë pjesë e ekipit dhe vazhduan punën në Telekom.
Edhe vitin e ardhshëm të rinjtë do ta kenë mundësinë ta ndjejnë ritmin e punës në një kompani lider në industrinë e saj, por edhe ta fillojnë karrierën e tyre në Telekom.
Më shumë informacione në linkun vijues.




