Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon fushata “Rrethoni JO për dhunën ndaj grave në politikë”.

Shkup, 4 prill – Nga sot Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) fillon zyrtarisht fushatën për ngritjen e ndërgjegjës publike për eliminimin e dhunës ndaj grave në politikë, me sloganin “Rrethoni JO për dhunën ndaj grave në politikë”. Fushata është pjesë e projektit WoMen Lead: Avancimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave, zbatuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) NDËRSA financuar nga Agjencia suedeze për mbështetjen e zhvillimit ndërkombëtar (Sida) dhe do të zbatohet gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. 

Aleksandra Cvetkovska, drejtore e programit dhe udhëheqëse e ekipit të projektit WoMen Lead, në deklaratë për MIA-n kumtoi se është planifikuar një fushatë agresive në rrjetet sociale, sepse siç tha ajo, fusha ku më së shumti shfaqet gjuha e urrejtjes janë pikërisht mediat sociale dhedhe ata që kryejnë gjuhë të urrejtjes shumë shpesh mbeten të pandëshkuar.

“Pikërisht për këtë kemi vendosur të shkojmë më shumë në rrjetet sociale, por sigurisht gjatë fushatës do të punojmë me Grupin Punues për Barazi Gjinore, i cili është i formuar nga 16 anëtarë – tetë gra dhe tetë burra nga tetë parti politike, me Akademinë për liderë të rinj dhe lidere të reja që përfshin të rinj partiakë dhe jopartiakë. Do të punojmë edhe me komisionet vendore për mundësi të barabarta nga 21 komuna që janë pjesë e projektit. Ne duam të shohim pronësinë nga të gjithë aktorët e fushatës. Kjo fushatë të jetë e përbashkët në partitë politike, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, e jo vetëm një fushatë e NDI-së”, tha Cvetkovska.

Ajo theksoi se me mediat do të punojnë për organizimin e emisioneve debate, diskutime për temën e dhunës ndaj grave në politikë.

“Për fat të keq materialet e fushatës nuk do të transmetohen si program politik me pagesë. Sigurisht që do t’i qasemi sa më shumë televizionit për ta shfaqur si një fushatë me interes publik, por sigurisht që punojmë me mediat për të organizuar emisione debati, diskutime për temën e dhunës ndaj grave në politikë. Ne dëshirojmë që të mos jetë komunikim i njëanshëm përmes publikimit apo shfaqjes së videove, por komunikim ndërmjet aktorëve politikë ku do të flitet për problemin e dhunës por edhe për mënyrat se si mund ta eliminojmë dhunën”, theksoi Cvetkovska. 

Një fushatë të tillë NDI e ka zhvilluar edhe gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021. Të dhënat nga fushata për ngritjen e ndërgjegjës publike për parandalimin e dhunës ndaj grave në politikë, nën moton “Rretho JO”, e zhvilluar gjatë Zgjedhjeve lokale 2021 nga NDI, tregojnë se gjashtë në dhjetë politikane  kanë përjetuar një lloj dhune.

Sipas të dhënave të hulumtimit të Institutit Nacional Demokratik (NDI), 65 për qind e grave politikane të anketuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë përjetuar një lloj dhune gjatë kryerjes së funksioneve të tyre partiake, 54 për qind kanë theksuar se dhuna është kryer nga një anëtarë i  partisë së tyre politike, madje 62 për qind e politikaneve zgjodhën të mos raportojnë incidentin për shkak të mosbesimit në institucione.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky