Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon zbatimi i Programit me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për Efikasitetin Energjetik në Ndërtesat Publike

Shkup, 9 maj – Filloi zbatimi i Programit për efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike nga Fondi i gjelbër klimatik i zbatuar me Agjencinë Franceze të Zhvillimit. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, sot në ambientet e Qeverisë ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Francës, Siril Baumgartner dhe përfaqësues nga Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH.

Programi, i miratuar në tetor të vitit 2022, nis nëpërmjet identifikimit fillestar dhe përgatitjes së projekteve

Në fazën aktuale parashikohen pesë milionë euro si fonde granti për mbështetje teknike dhe qasje në 1,3 miliardë euro kredi të volitshmr nga projekti në të cilin kanë qasje edhe 10 vende të tjera të përfshira në projekt, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Po ashtu bazuar në institucionet që duhen vizituar nga misioni, u diskutua edhe për aktivitetet aktuale të shtetit në lidhje me efikasitetin energjetik në ndërtesa.

Gjithashtu, në bazë të institucioneve që duhet të vizitohen nga misioni, u diskutua edhe për aktivitetet aktuale të shtetit në lidhje me efikasitetin e energjisë në ndërtesa.

Në kuadër të misionit, kurse me mbështetjen e Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, janë paraparë diskutime me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si p.sh. Banka Botërore, me ndihmën e së cilës u themelua Fondi Kombëtar për Efikasitetin Energjetik. Një aktivitet që mbështetet edhe nga Fondi i Gjelbër Klimatik.

Shërbimi për shtyp i qeverisë bën me dije se përshtatja dhe rezistenca e infrastrukturës ndaj ndikimeve klimatike është një nga sfidat më të mëdha në përballjen me ndryshimet klimatike.

“Ndërtesat janë përgjegjëse për gati 40% të emetimeve të gazeve serrë të lidhura me energjinë dhe pritet përdorimi i energjisë për ftohjen e hapësirës pritet të dyfishohet deri në vitin 2040. Vendet duhet urgjentisht të reduktojnë emetimet që ndryshojnë klimën dhe të përshtaten me temperaturat në rritje dhe ndikimet e tjera klimatike”, thonë nga Qeveria dhe njoftojnë se do të vazhdojnë përpjekjet e saj për të arritur qëllimet e efikasitetit energjetik, për të mundësuar masa dhe aktivitete për kursimin e energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë edhe ballafaqimin me ndikimet e krizës globale energjetike.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky