Agjencia Zhurnal.mk.

Finance Think: Premtimet ekonomike po realizohem “vetëm sa të thuhet se po realizohen”

Shkup, 11 janar – Pesë premtime nga Programi i Qeverisë 2020-2024 janë realizuar, katër janë në drejtim të realizimit dhe 12 premtime janë në drejtim të kundërt nga premtimet, tregon raporti i fundit “Premtime të mëdha ekonomike, dështime të mëdha” i bërë nga ana e “Finance Think”.

“Premtimet politike nga sfera ekonomike dhe sociale të përkthyera në Programin e Punës së Qeverisë 2020-2024 po realizohen me dinamika të ndryshme, por konkluzioni i përgjithshëm është se realizimi nuk mjafton për të thënë se po realizohen. Pothuajse gjysma, ose 44.4 për qind e premtimeve të dhëna në fushën ekonomiko-sociale aktualisht po realizohen në drejtim të kundërt nga premtimi i dhënë. Arsyet e kësaj situate janë vendosja joreale e objektivave duke pasur parasysh arritjet e mëparshme, vendosja joreale duke qenë se ekonomia është në krizë të shkaktuar nga pandemia, si dhe vendosja e objektivave që mund të prishin tregun ose bllokojnë një kontigjent të madh të paarsyeshëm të fondeve të premtuara buxhetore. për t’u realizuar”, theksohet në raport.

Në pjesën e premtimeve të realizuara theksohen ulja e shkallës së TVSH-së për shërbimet e restoranteve
në 10 për qind, shërbimet artizanale në 5 për qind, ngritja e pragut të regjistrimit për
TVSH në tre milionë denarë dhe mos rritjen e shkallës së tatimit të fitimit. është realizuar edhe premtimi për uljen e ekonomisë gri në pjesën e punëtorëve që punojnë pa kontratë pune është realizuar dhe objektivi prej 14 për qind në vitin 2024 tashmë është arritur në vitin 2020, kur kjo përqindje është 13.6 për qind.

Dy premtime ose 7.4 për qind nuk janë realizuar, përkatësisht ulja e tatimit mbi të ardhurat personale
në industrinë e IT në 0 për qind në vitin 2023, me ulje të parashikuar prej 5 për qind në vitin 2021 dhe 3 për qind në vitin 2022, si dhe rritje të pensionit minimal në 10.700 denarë në vitin 2021.

Në pjesën e premtimeve të cilat shkojnë në drejtim të kundërt, vihen në dukje premtimet për rritje të produktivitetit, për numrin e kompanive, uljen e papunësisë në shkallë njëshifror, punësimi më i lartë i të rinjve, rënia e pasivitetit, rritja e punësimit të femrave dhe premtimi për një rritje të pagës minimale.

“Finance Think” rekomandon që vendosja e qëllimeve në programet e partive politike të jetë realiste dhe të mbahet llogari për fizibilitetin dhe shpenzimet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky