Agjencia Zhurnal.mk.

Fitoi me lehtësi ndaj Feronikelit, tashmë Daja sytë kah çerekfinalja e Kupës – zbulon elementin kryesor për ta mposhtur Prishtinën

Ballkani me lehtësi ka arritur fitore në xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit kanë mposhtur me rezultat të thellë, 6-0 skuadrën e Feronikelit, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ishte i detyruar që të fuste në ndeshje lojtarët titullar.

“Pas hapit fals në xhiron e kaluar, ishim të detyruar të fusnim lojtarët titullar. Është pozitive fakti që e kemi qarkulluar topin që nga fillimi i pjesës së parë”, tha fillimisht ai.

Në mesjavë, Ballkani e pret Prishtinën në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Daja thekson se elementi kryesor në atë ndeshje duhet të jetë përqendrimi.

“Kupa e ka një specifikë ndryshe nga kampionati. Një takim ku duhet të jemi të fokusuar. Prishtina ka cilësi në skuadër. Elementi kryesor në atë ndeshje duhet të jetë përqëndrimi. Besoj se në fazën e mbrojtjes jemi mirë duke parë që me gjithë kundërshtarët që kemi luajtur, kanë pasur pak hapësira për të ardhur deri te goli. Ne duhet t’i konkretizojmë rastet që i kemi në fazën e sulmit, në mënyrë që ta ngremë Ballkanin në një tjetër nivel”, u shpreh Daja.

Me fitoren e sotme, Ballkani tashmë vazhdon të kryesojë i vetëm në tabelë me 48 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë. /Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky