Agjencia Zhurnal.mk.

Fjalët e para të Nkunku si lojtar i ri i Chelseat

Christophet Nkunku ka thënë fjalët e para pas zyrtarizimit te Chelseat, duke theksuar se ndihet i lumtur me transferimin.

Sot (e martë), klubi londinez ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Nkunku nga RB Leipzig.

Transferimi në Stamford Bridge e ka lumturuar sulmuesin francez, i cili ka thënë fjalët e para si lojtar i Bluve.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që i bashkohem Chelseat”, ka thënë fillimisht Nkunku për faqen zyrtare të klubit.

“U bë një përpjekje e madhe për të më sjellë në klub dhe mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e mi të ri dhe t’u tregoj tifozëve të Chelseat se çfarë mund të bëj në fushë”.

“Pasi kam luajtur në Ligue 1 dhe Bundesligë, tani dua të luaj në Ligën Premier, një nga ligat më të forta në botë”.

“Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë dhe do të jem krenar që do të vesh fanellën e Chelseat”, përfundoi francezi.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky