Agjencia Zhurnal.mk.

FKF: Blini produkte bujqësore vendore www.efarm.mk

Shkup, 29 dhjetor – Federata kombëtare e fermerëve (FKF) informon se konsumatorët tashmë kanë mundësi që drejtpërdrejt, onlajn të porosisin produkte bujqësore dhe përpunime përmes platfomës www.efarm.mk. Ajvar, marmelatë, lëngje, maxhun dhe djath, të kultivuara në mjedis të shëndetshëm ekologjik, janë vetëm pjesë e paletës së aksesueshme të produkteve.

Me blerjen e këtyre produkteve, thekson FKF, përveç që mbështeten prodhuesit vendor, ndihmohet edhe zhvillimi i zonave rurale dhe përforcohet aspekti social dhe ekonomik i komunitetit.

Platforma është e aksesueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Përmban informacione për prodhuesit bujqësorë dhe produktet e tyre, për fotografitë e tyre autentike dhe kontaktet. Është krijuar nga NFF dhe përmirësuar përmes projektit “Mbështetje e lidhjeve tregtare për popullatën rurale me theks në personat me pengesa në zhvillim, gratë rurale dhe grupe të tjera  vulnerabël” të Shoqërisë gjemane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ)

Sipas NFF, www.efarm.mk është pjesë e fushatës së Federatës kombëtare të fermerëve “Blini produkte bujqësore vendore”. 

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky