Agjencia Zhurnal.mk.

Flet babai i ish-luftëtarit të UÇK-së që u arrestua në Tiranë: Nuk kemi ende informacione se për çfarë u ndalua

Dilaver Goxhaj, babai i Dritanit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciales, të hënën e 31 korrikut ka thënë se ende nuk ka ndonjë informacion pse u arrestua djali i tij.

“U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale në Kosovë. Deri më tash nuk kanë dhënë informacione”, ka thënë Goxhaj.

Në emisionin “FIVE”, Goxhaj ka thënë se janë në pritje të avokatit të djalit të tij për të kuptuar më tutje për akuzat të cilat ngarkohet.

“Por, nuk e dimë ende se si përse, nuk e dimë ende pse është arrestuar nga një Gjykatë e Kosovës këtu. Jo ende nuk kam kontaktuar me të, tash do të dalë avokati”, ka vijuar ai.

Ndryshe, arrestimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Gjykata Speciale, të cilët kanë thënë se Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga autoritet shqiptare për arrestimin e Goxhajt, me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky