Agjencia Zhurnal.mk.

Florian Qehaja ambasador i ri i Kosovës në Shkup, Pendarovski pranoi letrat kredenciale

Shkup, 3 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja.

Në ceremoni solemne, presidenti Pendarovski i uroi mirëseardhje ambasadorit Qehaja dhe shprehu pritjen se angazhimi i tij profesional do të kontribuojë në pasurimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

“Dëshiroj t’ju siguroj se vlerësojmë veçanërisht përkushtimin dhe interesimin për bashkëpunim në fushën e proceseve eurointegruese dhe realizimin e aspiratave evropiane për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, si prioritete strategjike të dy vendeve tona. Ju siguroj se Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë në dispozicion dhe e gatshme për të ofruar ndihmë në angazhimet tuaja në procesin integrues të vendit tuaj, si dhe për zhvillime të tjera në politikën e jashtme, veçanërisht në fushën e promovimit të bashkëpunimit rajonal”, theksoi presidenti Pendarovski. Në mirëseardhje ai po ashtu shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Ambasadori Qehaja theksoi se do të angazhohet plotësisht për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi të gjitha për promovimin e tregtisë.

“Të dyja vendet tona përballen me sfida në arritjen e qëllimit për t’u anëtarësuar në BE, për arsye të ndryshme, pavarësisht nga lodhja e përkohshme si rezultat i proceseve afatgjata, por ne nuk do të dekurajojmë”, tha ambasadori i sapoemëruar i Kosovës.

Duke falënderuar për mbështetjen e deritanishme të vendit tonë, Qehaja theksoi se Kosova në të ardhmen do të presë mbështetje më të madhe për përmbushjen e synimeve strategjike sa i përket anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Ne do të kemi nevojë posaçërisht për mbështetjen e zëshme dhe të fortë publike nga Republika e Maqedonisë së Veriut për përpjekjet tona për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe në ambicien tonë për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe dhe më vonë e NATO-s”, tha ambasadori.

Qehaja theksoi se do të angazhohet në mënyrë aktive në rritjen e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë dhe forcimin e besimit me qëllim minimizimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të përbashkëta të sigurisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky