Agjencia Zhurnal.mk.

Fon der Lajen: Me vendimin e “Gazprom”, Rusia po lëndon vetveten

Bruksel, 27 prill – Kryetarja e Komisionit Evropian, u deklarua shkurt para gazetarëve pas vendimit të “Gazprom” të ndalojë dërgesat e gazit në Poloni dhe Bullgari, dhe premtoi përgjigje të fuqishme dhe të unifikuar nga BE-ja, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi se ky vendim nuk është befasi dhe se BE-ja për kohë të gjatë po përgatitet të bëhet e pavarur nga burimet ruse të energjisë.

Vendimi të ndalojë dërgesat e gazit është unilaterale dhe paraqet provokim, tha Fon der Lajen.

Bullgaria dhe Polonia do të mund të konsiderojnë në solidaritetin e shteteve tjera anëtare prej të cilave do të marrin gaz dhe ndihmë për të zbutur tronditjen nga ky vendim.

“Do të zvogëlojmë varësinë tonë nga energjia fosile ruse për këtë vit, tani kemi marrëveshje me SHBA-në për të dorëzuar gaz shtesë për këtë vit dhe po punojmë edhe me partnerë të tjerë”, deklaroi Fon der Lajen.

Fon der Lajen po ashtu paralajmëroi se kompanitë që i paguajnë Kremlinit në rubla për energjinë po shkelin sanksionet e BE-së.

Kryetarja e KE-së poashtu premtoi se po punohet në mënyrë intensive për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. /Zhurnal.mk

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky